
Goli i Ronaldo Alillarit në minutën e 49-të, i siguruan 3 pikët e arta skuadrës së Eagle Football që nga sezoni i ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Dytë, ndërkohë që Partizani B, mban vendin e dytë dhe do tentojë nëpërmjet “Play Off”-it për të synuar ngjitjen.
Pavarësisht se në duelin e sotëm Partizani kishte në përbërje lojtarë nga ekipi A, si Bytyçi dhe Shanaj, por edhe Mateo Çipi dhe Mando.
Në duelet e tjera, Shiroka barazoi 1 me 1 ndaj Olimpic Shkodrës. Skrapari mposhti Tepelenën 3 me 0 si dhe Përmeti triumfoi ndaj Labërisë 4 me 2. Dy duelet e fundit ishin të vlefshëm për Grupin B të Kategorisë së Tretë. Vlen të theksohet se Partizani B ka edhe një duel të prapambetur, atë ndaj Himarës.
Për sa i përket rrugëtimit të Partizanit B, të kuqtë fillimisht do të përballen me Albpetrolin që zuri vendin e dytë në Grupin A. Fituesja e këtij çifti ndeshet më pas me humbësen e çiftit Turbina-Gramshi për të përcaktuar skuadrën që sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Dytë./Panorama