
Policia e Kosovës ka njoftuar se ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë asgjësuar një mjet të dyshimtë – eksploziv në Rahovec më 11.03.2025.Mjeti i dyshimtë ishte hasur nga një person i cili ishte duke e punuar arën e tij në Radoste në afërsi të binarëve të trenit.“Dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se gjatë punimeve në arën e tij, në afërsi të binarëve te trenit ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i EOD-së i FSK-së të cilët e kanë kryer asgjësimin e mjetit te dyshimtë eksploziv të pashpërthyer.”- bëri të ditur Policia.Gjatë asgjësimit të mjetit, Policia njoftoi se nuk ka pasur në asnjë incident.