Në Fier, primaret nuk kanë shkuar siç duhet. Të paktën sipas informacioneve të fundit, ka pasur edhe përplasje gati fizike mes mbështetësve të Gazment Bardhit dhe Luan Baçit. Ky i fundit, i spostuar pas mbërritjes së Bardhit si drejtues politik në Fier, duket se është përpjekur të ruajë supremacinë lokal
Shkak mësohet të ketë qenë regjistrimi për të votuar i anëtarëve që janë regjistruar pas vitit 2021, çka është kundërshtuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së. Procesi i votimit është bllokuar për një kohë të pacaktuar, ndërsa numri i demokratëve të regjistruar për të votuar në primare në këtë qytet është rreth 7,000.

Deputeti i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka hedhur poshtë raportimin e “Top Channel” se është përplasur me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Baçi shkruan se procesi i primareve është një proces brilant dhe që nuk ka lidhje me asnjë lloj debate.

Sipas Baçit, në asnjë moment nuk ka debatuar me Bardhin. Sipas tij, e gjithë kjo situatë është e sajuar.

“Une kam pare media dhe gazetar bastard, genjeshtar, te pa fytyre, te ndyre, po je deri ketu…Une sot nuk kam qene, asnje minut, aanje sekond ne ambjentet e zyrave te PD ku zhvillohet proçesi brilant i primareve te PD, si nje leksion demokracie per gjithe politiken! Kurre dhe ne asnje moment sot dhe cdo dite, qe ka kaluar nuk kam debatuar me drejtuesin politik Z Bardhi! Procesi vazhdon ne perfeksion, por lepiresit e pushtetit, te verbuar nga mbarevajtja e proçesit dhe pjesemarrja e larte e demokrateve ne votime.”, shkruan Baçi.

“Te zhgenjyer dhe te telendisur, se kane pritur gjithemon me kenaqesi, qe te kete perplasje dhe debate midis nesh, qe kurre, nuk kane per ta patur nje kenaqesi te tille nga ne, vazhdojne te shpifin ne menyren me te paturpshme, vazhdojne te genjejne dhe fabrikojne lajme te rreme dhe te paqena! Partia demokratike ne 11 Maj do tju tregoj vendin, lepiresve dhe hajduteve dhe tellalleve te tyre”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu