Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve protestues në Tiranë, duke e cilësuar ndërhyrjen ndaj të rinjve si terror të “narkoshtetit”.

“Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit ndaj studentëve guximtarë! Nderim studentëve misionarë!”, shkroi Berisha në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Kreu i PD-së shprehu solidaritetin me studentët që, sipas tij, u dhunuan nga policia gjatë protestës së së martës dhe e dënoi ashpër ndërhyrjen ndaj tyre. Ai e cilësoi qëndresën e të rinjve një akt guximi dhe ngriti zërin kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu