
Një rast i një fëmije i prekur nga dizanteria në qytetin e Laçit ka ngritur shqetësimet e autoriteteve lokale. Fëmija kishte shfaqur temperaturë për disa ditë dhe më pas është dërguar në spitalin e QSUT, ku pas analizave ka rezultuar i prekur nga dizenteria.
Menjëherë janë vënë në dijeni institucionet përkatëse të Bashkisë Kurbin dhe Shëndetit Publik, pasi dyshohet se mund të bëhet fjalë për një rast të dizenterisë. Në përgjigje të situatës, bashkia ka ngritur një grup pune dhe ka nisur dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.
Ndërkohë, Shëndeti Publik ka marrë mostra për analiza, dhe rihapja e kopshtit do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve.
Kryetarja e bashkisë së Laçit, Majlinda Cara deklaroi se është ngritur një grup pune për verifikimin e rastit dhe sipas rekomandimeve të specialistëve të Shëndetit Publik është kryer dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit i cili do të qëndrojë i mbyllur deri në kryerjen e kontrolleve mjekësore të të gjithë fëmijëve të tjerë.
“Ditën e djeshme jemi informuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor që një fëmijë i Kopshtit Nr. 1 Laç është diagnostikuar me dizanteri intestinale dhe po trajtohet në QSUT.
Menjëherë kemi ngrit një grup pune për verifikimin e rastit dhe sipas rekomandimeve të specialistëve të Shëndetit Publik është kryer dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit i cili do të qëndrojë i mbyllur deri në kryerjen e kontrolleve mjekësore të të gjithë fëmijëve të tjerë.
Në vijim, prindërit e fëmijëve do të mbahen në kontakt nga stafi i këtij kopshti.”/shqiptarja