Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, duke shkaktuar panik te qytetarët, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:55 është qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N., ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia ka reaguar menjëherë dhe, si rezultat i veprimeve të shpejta, ka identifikuar si autorë të dyshuar shtetasin P. Gj. dhe dy djemtë e tij, H. Gj. dhe P. Gj., ku njëri prej tyre dyshohet se ka hapur zjarr ndaj automjetit.

Aktualisht, tre të dyshuarit janë shpallur në kërkim dhe vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu