
Një raketahedhëse është gjetur i mbështjellë në një qese të zezë në zonën kufitare të Zubin-Potokut, në afërsi të fshatit Kleçkë.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili tha se nuk ka persona të dyshuar e as të arrestuar në lidhje me rastin.
Rajoni nuk gjen qetësi/ Pas Greqisë edhe Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti
Më tej, ai tha se zona ku është gjetur ky raketahedhës është shumë afër kufirit me Serbinë.
“Më datën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare të Zubin Potokut në afërsi të fshatit Kleqkë në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontrabandë të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diçka të dyshimtë.
Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, ka deklaruar Elshani.