Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sot shqiptarëve në Greqi që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kreu i qeverisë ndau një “videokartolinë”, ndërsa kujtoi se afati i përfundimtar i regjistrimit është 4 marsi.

yacht hotel sarande

“Dhe me këtë videokartolinë për shqiptarët e Greqisë, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars”, shkruan Rama.

Në videokartolinën e ndarë nga kryeministri Rama është thirrja për shqiptarët jashtë që zëri i tyre të dëgjohet përmes votës.

“U bëra 30 vite në tokë të huaj bashkë me familjen. Sa herë mbyll sytë, shoh shtëpinë time ku u rrita, dëgjoj zërat e të afërmve që tashmë janë larg. Me mijëra letra kam shpërndarë derë më derë, por pak letra mora nga Shqipëria deri më sot. Sot, Shqipëria vendosi që zëri im të dëgjohet. Vota ime është më shumë se një detyrë. Zëri im është për tokën që dua. Është mënyra ime për të thënë që ende unë kujdesem për ty, Shqipëri, deri sa të kem frymën e fundit,” thuhet në videokartolinën e ndarë nga Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu