Adriatik Lapaj e përfaqësues të partisë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit janë përplasur ashpër në një protestë të organizuar para Ministrisë së Brendshme.

yacht hotel sarande

Ishte Arlind Qori që kishte paralajmëruar protestë, por asaj i është bashkuar edhe Lapaj, kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’.

Situata degradoi deri aty sa Lapajn e dëbuan nga podiumi me thirrjet ‘turp’, ndërsa në protestë ishte i pranishëm edhe vetë Qori.

Sherri sipas Lëvizjes Bashkë, ndodhi sepse Lapaj nuk ishte regjistruar për të mbajtur një fjalim dhe po u ‘vidhte protestën’ e zaptonte podiumin.

Në video dëgjohet edhe një aktivist i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili thekson se protesta është thirrur nga Lëvizja Bashkë dhe ka edhe një listë që duhet të respektohet.

Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë. /oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu