Pacientët me simptoma të gripit si dhimbje kyçesh, muskujsh, ethe dhe kollë, vazhdojnë të mbushin ambulancat.

yacht hotel sarande

Si të rriturit, ashtu edhe fëmijët vuajnë. Gripi transmetohet lehtësisht. Mjekët thonë se ndryshe nga ftohja, gripi fillon papritur dhe mund të zgjasë dy javë.

Qytetarët që janë vaksinuar kanë shpëtuar këtë vit nga gripi sezonal, të paktën tani për tani.

Fëmijët janë më të rrezikuarit, pasi gripi mund të përparojë shumë shpejt tek ata. Duhet të shmangen grupimet dhe kontaktet me shumë njerëz, por duhet pasur kujdes më i madh me higjienën për të parandaluar përhapjen e gripit.

Gripi është një infeksion i rëndë viral dhe i frymëmarrjes. Që nga fillimi i sezonit të gripit në vend janë sëmurë rreth 1.350 qytetarë.

Vetëm javën e kaluar mbi 330 qyetetarë. Sipas epidemiologëve, piku ende nuk është arritur, pritet nga fundi i muajit, pasi të fillojë gjysmëvjetori i dytë në shkolla.

Gripi mund të shkaktojë simptoma të rënda klinike. Mjekët thonë se simptomat e gripit, të cilat dikur zgjasnin 7 deri në 14 ditë, tani janë zgjatur me 4 deri në 5 ditë më shumë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu