Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale pas mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se “bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo”, ndërsa pretendon se përfaqësues të opozitës kanë deklaruar se kanë sjellë në Kuvend propozimet e protestuesve.

Sipas Ballës, përfaqësuesit e opozitës po përpiqen të paraqiten si zëdhënës të protestuesve, ndërsa ironizon edhe pretendimet për angazhimin e tyre në kërkimin e mbështetjes ndërkombëtare për protestën.

“Pas mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, mund ta themi me plot gojën se bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo. Zogjtë e bufit na thane se kanë sjellë në Kuvend propozimet e protestuesve. Madje vetë bufi doli dhe tha se ka shkuar në Bosnjë (vende afër – se oqeanin s’e kalon dot) për të kërkuar mbështetje për protestën në mbrojtje të pelikanëve. Pra protesta paska caktuar bufin si “ambasador” për të kërkuar mbeshtetje. Pyetja që lind: ore po kush e ha bufin për flamingo”, shkruan Balla.

Postimi i Ballës vjen në vijim të debatit politik mes mazhorancës dhe opozitës, pas qëndrimeve të palëve lidhur me protestat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu