Ka nisur seanca e përbashkët midis dy Kuvendeve nga Kosova e Shqipëria me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës e atij kombëtarë. Në krye të sallës janë ulur të dy kryetarët Glauk Konjufca i Kosovës e Elisa Spiropali e Shqipërisë. E pranishme në sallë plenare është edhe presidentja e shtetit Vjosa Osmani si dhe dy kryeministrat Albin Kurti e Edi Rama.

Salla është mbushur përplot deputet të të dyja vendeve derisa në mesin e tyre shihet edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

yacht hotel sarande

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e quajti seancë historike këtë të sotmen meqë është e para që ndodhë në Republikën e Kosovës, që e quajti si bashkim mes Kuvendit të Kosovës e atij të Shqipërisë.

Kjo është seanca e fundit në mes këtyre legjislaturave meqë edhe Kosova edhe Shqipëria do të mbajnë zgjedhje të cilat do të sjellin përbërje të re të deputetëve në të dyja vendet.
Në mbledhjen e përbashkët mes dy Kuvendeve, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca falënderoi Shqipërinë për mbështetjen, ndërsa u ndal edhe tek raportet me Serbinë. Konjufca tha se Serbia po synon destabilizimin e Kosovës, ndërsa kujtoi sulmin në kanalin e ujit Ibër Lepenc, por edhe sulmin në Banjskë një vit më parë.

Konjufca tha se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohje reciproke dhe për këtë u shpreh i bindur se do ndodhë edhe me Shqipërinë në krah.

“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të Kuvendeve për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike, të sigurisë që shoqërojnë rajonin tonë edhe gjatë këtij viti. Edhe dy muaj bëhen tre vjet që nga agresioni i paprovokuar i Rusisë mbi Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne si rajon dhe Kosovë i kemi ndjerë ndikimet e tërthorta e të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Kosova po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejtë nga elementë që lidhen me Serbinë dhe që po synojnë destablizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride. Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë të pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe rend ligjor e demokratik. Mos harrojmë që ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës tonë kritike të furnizimit me ujë dhe energji vjen 1 vit pas sulmit tjetër të rëndë në Banjskë. Organizator i këtij sulmi është Radoiçiçi i mbështetur drejtpërdrejtë nga Vuçiç dhe mbetet ende i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi e cila pothuajse nuk ekziston fare.

Ky përbashkim i yni sot në këtë seancë të dy kuvendeve tona. Kosova e Shqipëria janë me njëra tjetrën, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht. Duke qenë se nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveçse interesit kombëtar për kombin që për ne është i përbashkët. Kam pasur nderin të drejtoj këtë institucion, po ashtu Kuvendi i Shqipërisë është pothuajse në fund të mandatit. Mund të them që si Kuvend kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe e kemi ngritur në nivel të ri bashkëpunimin ndërparlamentar. Synojmë të njëjtën familje, Shqipëria ka ecur para në rrugën e integrimit dhe mësimet e saj do jenë të rëndësishme për ne pavarësisht masave absurde që n ai ka vendosur BE. Kosova mbetet kampion i demokracisë në rajon dhe me këtë duhet të krenohemi të gjithë ne si popull. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan, e falënderojmë Shqipërinë që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e shpejtësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në çdo forum të rëndësishëm të botës dhe që e drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovraniteti dhe integritetin, nuk mund të konsideron cenim i fqinjësisë së mirë.

Është Serbia ajo që nuk na e pranon as statusin e fqinjit. Nuk mund të ketë normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve tona pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane që nuk e kontestojnë njëra tjetrën. Vetëm kjo është zgjidhja për relacionin mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo të ndodhë sepse e kemi në krah Shqipërinë”, tha Konjufca.

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, tha se jemi një gjak një histori dhe një kulturë, emocion I thellë dhe kënaqësi e pafund sot në këtë mbledhje të përbashkët mes dy kuvendeve.

“Ne që po takohemi jemi pak, duhet të ishim me mijëra, duhet të takohemi të gjithë, aq sa shqiptarë ka bota me miliona. Të takohemi derisa toka të dridhet nën këmbët tona, derisa zoti të habitet, derisa Adem Jashari të lëviz nga varri, derisa bota ta mësojë se cilët jemi dhe se çfarë mundemi të bëjmë kur jemi bashkë”, tha ajo.

Spiropali shtoi se në këtë moment historik ku kemi mbërritur, si kurrë më parë shqiptarët po dëshmojnë vendosmëri të palëkundur në rrugëtimin e tyre në shndërrimin e shoqërisë në një shoqëri modern evropiane në thelb dhe në sjellje, euroatlantike në orientim dhe të drejtë në çdo aspekt.

“Kosova është prioritet kombëtarë i Shqipërisë dhe Shqipëria është prioritet kombëtarë i Kosovës. Suksesi i njërës republikë është kusht i parë dhe i domosdoshëm edhe për suksesin e republikës tjetër shqiptare, ritmi i njërës kushtëzon edhe ritmin e tjetrës”, tha ajo.

Sipas saj, jo rrallë Ballkani ka qenë truall i ankesës dhe popujt e Ballkanit e kanë traditë të hershme që t’i projektojnë dramat dhe pakënaqësitë diku gjetkë si për të gjetur ngushëllim për brengat që historia ka prodhuar pa fund në këtë pjesë të Evropës.

“Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim, por askush nuk mund ta mohojë se në këtë moment historik ku kemi mbërritur si kurrë ndonjëherë më parë, shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur në rrugëtimin e tyre për shndërrimin e shoqërisë së vetë, në një shoqëri moderne, evropiane në thelb dhe në sjellje, euroatlantike në orientim dhe të drejtë në çdo aspekt”, theksoi më tej kryetarja e Kuvendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu