Testet laboratorike janë duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun saktë të sëmundjes së raportuar në Kongo, por “në këtë fazë, është gjithashtu e mundur që më shumë se një sëmundje të kontribuojë në rastet dhe vdekjet”. Kjo është ajo që tregon një buletin i ri i OBSH-së për situatën në shtetin afrikan, i cili gjithashtu raporton se “malaria është një sëmundje e zakonshme në këtë zonë dhe mund të jetë shkaku apo kontributi në këto raste”. Prandaj, disa sëmundje të njohura mund të kenë kontribuar në vdekjet e pacientëve në Kongo. Këtu përfshihen “pneumonia akute, gripi, COVID-19, fruthi dhe malaria” si faktorë të mundshëm me kequshqyerjen.

Simptomat kryesore që lidhen me vdekjet në Kongo nga sëmundja ende e panjohur që ekspertët po hetojnë përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, anemi dhe shenja të kequshqyerjes akute. Zona e prekur në Kongo ka përjetuar “përkeqësim të pasigurisë ushqimore në muajt e fundit, ka mbulim të ulët vaksinimi dhe akses shumë të kufizuar në diagnostikimin cilësor dhe menaxhimin e rasteve.

yacht hotel sarande

Në zonë ka mungesë furnizimesh dhe transporti dhe mungesë të punonjësve shëndetësorë. Masat e kontrollit të malaries janë shumë të kufizuara”. Ja çfarë lexojmë në një përditësim të OBSH-së mbi situatën. Prezantimi klinik i pacientëve përfshin simptoma të tilla si ethe (96.5%), kollë (87.9%), lodhje (60.9%) dhe rrjedhje hundësh. (57.8%) “Bazuar në kontekstin aktual të zonës së prekur dhe paraqitjen e gjerë të simptomave, një sërë sëmundjesh të dyshimta duhet të përjashtohen përmes hetimeve të mëtejshme dhe testeve laboratorike. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, fruthin, gripin, pneumoninë akute (infeksionin e traktit respirator), sindromën uremike hemolitike E. coli, COVID-19 dhe malarien.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu