Pas rënies së regjimit të diktatorit Bashar al-Assad dhe largimit të tij në Moskë, ambasada siriane në Moskë ka vendosur në ndërtesën e saj flamurin e forcave rebele. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve ruse Tass.
Më parë, flamuri i Republikës Arabe Siriane, një simbol i regjimit të Bashar al Asadit, u hoq nga ndërtesa e ambasadës pasi rebelët xhihadistë të opozitës morën pushtetin në vend.

Pas polemikave të shumta dje u bë e ditur se Bashar al-Assad dhe anëtarët e familjes së tij u larguan nga Siria dhe mbërritën në Rusi, lajm ky për të cilin zyrtarisht SHBA u shpreh dyshuese. Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti ndërsa raportoi se Assad dhe familja e tij janë tashmë në Rusi ka publikuar dhe foto për të ilustruar mbërritjen në Rusi të Assadit.

yacht hotel sarande

Sipas agjencisë ruse, Moska i dha azil ish-presidentit të Sirisë, i cili u largua nga vendi i tij gjatë ditës së djeshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu