Ekzistojnë dy skenarë që kanë dalë në dritë nga dokumentet e shërbimeve të fshehta rumune të deklasifikuara ditët e fundit me kërkesë të presidentit në largim: i pari është se ngjitja e Calin Georgescut nuk ishte “një rezultat i natyrshëm”, ai nuk mund të shpjegohet vetëm me sistemin e zgjedhjes anti sistem të shumë rumunëve, të zhgënjyer nga partitë tradicionale, por është rezultat i një fushate në mediat sociale “të orkestruar nga një aktor shtetëror”, Rusia, me ndarjen në këto rrjete të mesazheve identike dhe përdorimin e influencuesve.

yacht hotel sarande

E dyta është se Rumania është identifikuar si një “shtet armik” nga Moska dhe një objektiv prioritar për ato që ajo i përcakton si “veprime hibride agresive”: janë raportuar 85,000 përpjekje për të hacker-uar të dhënat elektorale, me përpjekje për të modifikuar përmbajtjen e tyre edhe në ditën e zgjedhjeve, në një shkallë “tipike të aktorëve të sponsorizuar nga shteti”.

Nuk ka asgjë të re në këtë që ka ndodhur, për Victor Ilien, autorin e një sërë hetimesh gazetareske që identifikuan fondet ruse për faqet, gazetat dhe influencuesit rumunë edhe përpara zbulimeve që dolën nga dokumentet e shërbimit sekret të sapodeklasifikuar. “Interesante janë lajmet për grupin në TikTok, i cili kishte mbetur kryesisht joaktiv që nga krijimi i tij në vitin 2016, dhe më pas u aktivizua dy javë para zgjedhjeve”, thotë ai. Njerëzit e përfshirë, të rekrutuar dhe koordinuar përmes një kanali në Telegram, përdorën metoda tipike të një “operatori shtetëror”, sipas vëzhgimeve nga agjencia kombëtare e inteligjencës SRI. Në veçanti, u identifikua një llogari e TikTok që dyshohet se ka bërë pagesa prej 381,000 dollarë në një muaj të vetëm nga 24 tetori, për përdoruesit që promovonin Georgescun.

“Nga njëra anë është mirë që hoqëm qafe kandidatin pro-rus, por mënyra se si ndodhi kjo më lë shumë të paqartë. Anulimi i votimit duket të jetë një lëvizje oportunizmi politik në dobi të socialdemokratëve dhe liberalëve në qeveri, të cilët u përjashtuan nga votimi”. Victor Ilie nuk shpëton pothuajse askënd. “Duhet të kishin ndërhyrë më shpejt. Në Rumani ekziston një strukturë që koordinon shërbimet e inteligjencës, Këshilli i Lartë për Mbrojtjen Kombëtare, ku përfshihen edhe kryeministri dhe presidenti. Ata nuk mund të mos dinin për ortekun e dezinformatave që qarkullojnë në mediat sociale dhe në media të caktuara”.

Gazetari investigativ ka ndjekur gjurmët e financimeve ruse të mediave dhe faqeve rumune për dy vjet. “E kam marrë informatën e parë në vitin 2022: Kisha akses në dokumente mbi pagesat e shumta ruse që shkonin rregullisht në një stacion televiziv rumun, i cili megjithatë nuk paguante punonjësit e tij. Paratë janë paguar nga AdNow, një kompani reklamash dixhitale e lidhur me Kremlinin”.

Pasi publikoi episodin e parë të hetimit të tij në revistën Snoop, ai mori kërcënime me vdekje. “A nuk e kupto se dimë gjithçka për ty?” e urdhëroi një shef i organizatës «Trakia e Bashkuar» që mbështet Georgescu-n. Ilie zbuloi se të paktën dy milionë euro u dërguan midis 2016 dhe 2024 nga AdNow në faqet e internetit të rrjeteve televizive si RTV dhe Realitatea Plus, por edhe në influencues konspirativë dhe botime të së djathtës ekstreme. AdNow e ka selinë në Londër në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet kompania e një kushëriri të Vladimir Putinit dhe kompani të tjera të lidhura me Kremlinin.

Përfshirë Bunelu Ltd, e cila më pas hapi një degë në Rumani dhe koordinon një rrjet kompanish përmes një menaxheri të organizatës së Thrakisë së Bashkuar, ajo që kërcënoi Ilien. Anëtarët e saj frekuentojnë ambasadën ruse, ftojnë Georgescu-n në debate dhe ishin kandidatë në listat e partisë së ekstremit të djathtë SOS për Parlamentin ose një qeveri të mundshme.

Bota.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu