Tiranë – SPAK ka dalë me një deklaratë për median për të përgënjeshtruar lajmin se prokurorri I SPAK Ols Dado ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit, i dyshuar si autor i atentatit të ndodhur sot pasdite në lokalin Kështjella ku u ekzekutua Alfred Dedja.
Lajmi si fillim pati si burim Facebook e Sali Berishës i cili duke u fshehur pas ‘qytetarit digital’ shkruajti se Dado kishte liruar Julian Gjoshën, ndërkohë nga përgjimet e SKY ECC kishte rezultuar se Altin Hajri kishte kërkuar ndihmë tek ish deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja për ta liruar kunatin e tij, vëllai i gruas së Hajrit.
Reagimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.
SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur. SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative.
SPAK apelon për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave dhe nënvizon se do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij.
Cfarë deklaroi Berisha
Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!
Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Olsi Dado!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Pershendetje Dr Autori i vrasjes se sotme ne Ndroq Julian Gjishi rezulton si personazh ne aplikacionin Sky Ecc ku Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbja diskutonin per lirimin e tij pasi ishte kapur me arme … ku prokurori qe litoj Julian Gjoshin rezulton Ols Dado aktualisht Prokurori i SPAK.