Reshjet e shiut, që në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet të lartë kanë shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore, veçanërisht në qarkun e Shkodrës.

yacht hotel sarande

Por, përgjithësisht, situata është pa problematika serioze sa i përket infrastrukturës kombëtare.
– Në aksin Prekal – Kir, strukturat po punojnë për hapjen e rrugës.
– Rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Edhe këtu po punohet për pastrimin e saj.

Si pasojë e motit të keq, disa zona janë pa energji për shkak të defekteve në rrjet. Rajone të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Berat, Vlorën, Korçën, Gjirokastrën, Kukësin, Shkodrën dhe Burrelin, po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara. Punonjësit e OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji në këto zona.

Situata po ndiqet me vëmendje nga strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror. #AKMC është në kontakt me të gjitha prefekturat dhe bashkitë, për të koordinuar punën në çdo rast nevoje.

Moti i keq, shkarje gurësh dhe mungesë energjie në disa fshatra të qarkut Shkodër
“Rrëshqitje gurësh janë regjistruar edhe në një tjetër segment të lotit të dytë të rrugës Kir-Shosh, në vendin e quajtur Prroni i Çiverrit. Me përmirësimin e kushteve atmosferike, firmat që po kryejnë investimin do të ndërhyjnë për zhbllokimin e rrugës.

Në dy segmentet ku ka pasur rrëshqitje të masivit shkëmbor ndodhet një rrugë që është ende në proces ndërtimi, si pjesë e investimit për rrugën e Dukagjinit.

U bëj thirrje banorëve të zonës që të tregojnë kujdes gjatë ditës së sotme, ndërsa firmat po marrin masa për ndërhyrje të shpejtë me qëllim zhbllokimin e rrugës dhe vijimin e investimit”, apelon kryebashkiaku Benet Beci.

Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës ç’ka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.

Stuhia përfshin qarkun e Lezhës, shumë fshatra mbeten në “terr”
Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.

Qarku i Shkodrës është përfshirë edhe nga reshjet e borës në zonat malore. Më intensive ato janë në Bogë, Theth dhe Vermosh, ndërsa borëpastrueset po punojnë për të siguruar qarkullimin në aksin rrugor./Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu