Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paraqitet sot në SPAK për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni lidhur me dosjen e 21 janarit.
Një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme u paraqit deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, I cili dha dëshminë si person që ka dijeni për ngjarje pasi ka qenë një nga organizatorët e protestës së 21 janarit 2011 para kryeministrisë ku mbetën të vrarë 4 protestues./shqiptarja