Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në zbatim të urdhrit të prokurorit, ndaloi një 17-vjeçar, banues në Tiranë, pasi dyshohet se së bashku me 2 të mitur të tjerë ( të proceduar penalisht më datë 19.10.2024), kanë shpërndarë në rrjetin social “Snapchat”, një video intime të një 16-vjeçareje. Veprimet procedurale me të miturit u kryen me prezencën e kujdestarëve, mbrojtësve ligjorë dhe psikologut.