Prokurimet publike në Shqipëri dhe mendimi që ka BE për to ishin tema e podcastit të radhës së kryeministrit Rama, i cili kishte të ftuar drejtoreshën e agjencisë së prokurorimit publik, Reida Kashta si dhe kreun e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.

Kashta tregoi për Ramën se Shqipëria rankohet më lart se vendet e Ballkanit Perëndimor kur vjen puna tek kuadri institucional lidhur me prokurimin publik. Kashta tregoi dhe momente nga procesi screening në Bruksel, kur Shqipëria mori vlerësime maksimale prej andej

yacht hotel sarande

‘Konsiderohemi në nivelet më të larta se Mali i Zi, duke patur paraysh se ata janë në kapitullin e pestë, ne kemi bërë detyra më herët. Kemi kuadrin institucional që vjen në të njëjtën linjë me BE dhe me vende të Ballkanit jemi më mirë. Kemi një agjenci prokurorimi që bën monitorimin e sistemi një komisioni prokurimi të pavarur. Matet sistemi i performancës, konkurreshmërisë, transparenca dhe eficienca dhe krahasuar me vende të tjera të Bakllanit jemi më lart. Ajo që vlen të theksohet në 2021 Shqipërinë që e ka rankuar më lart se vendet e BE në fushën e rankimit.

Kur ne bëmë screening një ushtrim i vështirë. I njoh korridoret e Brukselit, presioni që një skuadra ishte e pakrahasueshëm, ishte dita më vështirë. Na pyetën nga ora 8 në 8 të darkës, pastaj na tha meritoni një birrë pasi shteti shqiptar mund të jetë një model për shtete të BE. Ne i themi një gjë që ata e dinë, se ku jemi, vlerësojnë dhe ndershmërinë e asaj që themi’, tha drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Edhe për Ramën procesi screening dhe hapja e negociatave për grupkapitullin e parë ishte një moment krenari, teksa thekson ëndrrën për anëtarësim në BE në fund të kësaj dekade.

‘Për mua ka qenë pikë e lartë krenarie, kur vuaja stresin që do ishte pikë e ulët energjie. Mirë më thoja ja tani u hapën, do filloj radiografia, të gjitha, kompleks analizash. Ata do na zbërthejnë brinjët si do ta përballojmë këtë gjë dhe a e kemi administratën. Ky proces më ka dhënë krah dhe shumë energji të rinovueshme dhe besim që do arrijmë në atë majën e ëndrrës në fund të kësaj dekade në 2030 si afatin final.’

‘Dikur merrja shumë ankesa, më godasin etj. Tani është ulur minimalisht numri i ankesave.’

Gjatë podcast-it, Kryeministri Rama ironizoi dhe akuzat e opozitës për korrupsion ndërsa iu drejtua të ftuarve: duke thënë “keni të bëni me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë”, duke theksuar se ‘nuk e di ç’të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë’.

Ndërsa përfundoi duke thënë që “duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin’.”

“E di shumë mirë se shumica e mjekëve nuk e kushtëzojnë me lekë shërbimin e tyre siç thonë ‘të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekët’, shumica dërrmuese e mësuesve patjetër,

Mirëpo, kjo është situata, bota ku po jetojmë. Në këtë pikë ke të bësh me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë, nuk e di çfarë të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë, ose vetëm duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin se nuk di çfarë të them më’,”- tha Rama./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu