Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i Policisë së Shtetit i koduar “Botulinum toxin”, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga klinikat estetike.

Pas kontrolleve të autorizuara nga Gjykata e Tiranës, uniformat blu kanë gjetur në paligjshmëri 30 klinika estetike.Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet ka rezultuar se administratorët e këtyre 30 kilinikave estetike nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

yacht hotel sarande

Për këtë veprimtari të paligjshme, janë të akuzuar 12 persona, ku 3 prej tyre janë arrestuar, 6 të tjerë janë proceduar penalisht dhe

    

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i Policisë së Shtetit i koduar “Botulinum toxin”, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga klinikat estetike.

Pas kontrolleve të autorizuara nga Gjykata e Tiranës, uniformat blu kanë gjetur në paligjshmëri 30 klinika estetike.

Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet ka rezultuar se administratorët e këtyre 30 kilinikave estetike nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Për këtë veprimtari të paligjshme, janë të akuzuar 12 persona, ku 3 prej tyre janë arrestuar, 6 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Së fundmi, janë zbardhur dhe emrat e 30 klinikave estetike që kanë rezultuar në paligjshmëri, si dhe emrat e 10 të akuzuarve dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.

Më konkretisht janë arrestuar shtetasit:

Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk” i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkepunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Subjekti privat që ai administronte dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat estetike.

Xhuljana Mahmuti administratore e klinikës “Luar Clinik“, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Deisa Shehaj administratore e klinikës “Deas Aesthetics clinic”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 6 shtetaset:

Aida Troka administratore e klinikës “Allure Beuty”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Jetlira Beqiraj administratore e klinikës “Medical Hills”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Jonida Zaçe administratore e klinikës “Onxy Dermo Care”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Luada Caushaj administratore e klinikës “Amra medical aestetics”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Klarida Bekaj administratore e klinikës “Begas Clinik”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Eni Shemaj administrator e klinikave “The Glam House” dhe “3MT”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Ndërsa në kërkim është shpallur Skerdilajd Faria, administrator i klinikë “KEIT Day Hospital”, i njohur ndryshe si Skerdi Faria, kirurgu i famshëm i operacioneve plastike për personazhet e showbizit shqiptar.

Gjithashtu, në kërkim janë shpallur dhe shtetasit K. B. dhe A. F. B., të dy adminstratorë klinikash estetike ku injektohej produkti mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu