11 persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një kamioni dhe 12 veturave të tjera në Veternik të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

yacht hotel sarande

Ajo ka theksuar se me rastin në fjalë po merren hetuesia dhe njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
Sipas pamjeve shihet se si kamioni del nga rruga në shiritin e kundërt të veturave në lëvizje duke u përplasur me disa prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu