Ministrat Anila Denaj, Pirro Vëngu, Ervin Hoxha dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, dhe prefektinç Gjergj Prend biseduan për t’i paraprirë situatës meteorologjike të ditës së nesërme me reshje intensive në veri-perëndim të vendit.

Gjatë orëve të mbrëmjes ministrja e Bujqësisë pa nga afër gjendjen në hidrovorin e Tales në Lezhë.

yacht hotel sarande
Hidrovori furnizohet me energji elektrike e cila sigurohet nga një linjë e veçantë, për funksionimin optimal të tij me 9 pompa.
Në zonën e Mes Shkodrës, hidrovoret e Velipojës dhe Casit po funksionojnë gjithashtu me kapacitete të plota për t’iu përgjigjur situatës së emergjencës.
Bazuar në parashikimet e motit, Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit janë në gatishmëri të plotë duke monitoruar vazhdimisht nivelet e ujit në sistemet e kullimit dhe duke mbajtur në gatishmëri të plotë të gjithë hidrovoret.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me ekipet e saj, është e gatshme në çdo moment për të siguruar mbarëvajtjen e situatës. Angazhimi maksimal i strukturave në terren dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës mbeten prioritet absolut.

Masat parandaluese që duhet të ndërmarrim bashkërisht në orët në vijim:

– Inspektime mirëmbajtëse në infrastrukturën kulluese, kolektorët në zonat urbane dhe hidrovorët;
– Gatishmëri teknike e Brigadës së Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura të Vaut të Dejës në mbështetje të ekipeve vendore;
– Sensibilizim i qytetarëve të zonave me risk për masat individuale mbrojtëse.

Monitorimi i vazhdueshëm i situatës dhe gatishmëria e Emergjencave Civile janë një parakusht për të minimizuar pasojat e këtij fronti reshjesh për Lezhën dhe Shkodrën, ku puna për të mbajtur të hapura akset rrugore kombëtare dhe rurale, dhe për të mirëmbajtur kolektorët dhe kanalet kulluese, do të vazhdojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu