Të gjithë fermerët dhe blegtorët që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e investimit në bujqësi kanë mundësi të aplikojnë deri më 8 Nëntor. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e ftuar në Klan News foli për kategoritë që do të përfitojnë 50% grant për investime në bujqësi, ku prioritet janë zgjerimi i serave, por edhe mekanizimi.

Anila Denaj, ministre e Bujqësisë: Absolutisht është domosdoshmëri rritja e sipërfaqeve të serave për produkte që sot kanë kapur tregjet ndërkombëtare. Ne kemi rritur në 5 vitet e fundit nga 1 mijë hektraë në 2 mije e 200 hektarë dhe nëse ne nuk investojmë në ndërtimin e serave cikli zinxhirit të prodhimit mund të shkëputet kështu që kjo skemë vjen në momentin më të duhur. Po aq e rëndësishme është pjesa e blegtorisë sepse stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve janë një tjetër dimension për të rritur prodhimin vendas.

yacht hotel sarande

Ministrja Denaj tha se peshkimi është një tjetër sektor që do të përfitojë, sidomos ai i akuakulturës.

Anila Denaj, ministre e Bujqësisë: Sidomos akuakultura prodhimet që behën në kontekstin e vaskave. Ne kemi sot në zonën e Vlorës gati 9600 ton produkte peshkore që shkojnë për eksport, por ne kemi një potencial për 30 mijë ton eksport dhe kështu që detyrimisht duhet të ndërmarrim nxitje të këtyre investimeve që nuk janë të lira dhe një ndihmë me 50% grant për të nxitur këto investime është domosdoshmëri.

Skema e investimit do të ndihmojë edhe ata fermerë që prekën nga ndryshimet e klimës, duke u dhënë mundësinë të aplikojnë për rrjeta anti breshër. Skema e investimti në bujqësi e cila do shtrihet përgjatë dy viteve, ka një vlerë prej 1.5 miliardë Lekë.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu