Një punonjës i policisë së burgjeve është dhunuar gjatë orëve të vona të natës në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Efektivi Arbër Labi mësohet se është goditur nga tre autorë në afërsi të banesës së tij në rrugën “3 Dëshmorët”, në Yzberisht.

yacht hotel sarande

3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë. Në momentin që ai ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori. Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë që dyshon për shkak të detyrës.

Megjithatë për hetuesit po hetohet dhe pista tjetër e ndonjë konflikti me persona të tjerë që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh. I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë pasur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan.

I dëmtuari është dërguar me urgjencë te Spitali i Traumës, pasi ka fraktura dhe dëmtime jo vetëm në trup, por edhe në pjesën e kokës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu