Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka lënë të hapur mundësinë që PDK-ja të ndërmarrë edhe një iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se partia do të analizojë situatën dhe më pas do të përcaktojë qëndrimin zyrtar dhe hapat që do të ndërmarrë.

“Ne do ta diskutojmë situatën. E kemi thënë që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Ne do ta diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të PDK-së”, deklaroi Hamza.

I pyetur drejtpërdrejt nëse mes këtyre hapave mund të jetë edhe një iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, kreu i PDK-së nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, tha Hamza.

Një ditë më parë, Hamza kishte deklaruar gjithashtu se PDK-ja do të ndërmarrë hapa ligjorë dhe demokratikë pas aktgjykimit, duke mos përjashtuar as thirrjen e një seance të Kuvendit të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu