
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka falënderuar publikisht Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin e tyre në misionin ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës.
Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Trump përmendi disa shtete që kanë marrë përsipër kontribute në kuadër të përpjekjeve për sigurinë dhe stabilizimin e Gazës.
“Dua të falënderoj ata që kanë angazhuar trupa, policë dhe trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, duke përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjerë”, deklaroi Trump.
View this post on Instagram
Kosova është mes vendeve që janë zotuar për angazhim në misionin në Gaza, me synim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit.
Më 7 shtator, përfaqësuesit e Kosovës dhe strukturave ndërkombëtare të angazhuara për Gazën finalizuan marrëveshjen për përfshirjen e Kosovës në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit.
Edhe Shqipëria është mes vendeve të përmendura nga presidenti amerikan për kontributin në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës.






