Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë sërish në protestë në Shkup, duke kërkuar respektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe në provimet universitare.

Mes thirrjeve “Gjuha shqipe identitet”, “Gjuha shqipe amanet” dhe “Gjuha shqipe nuk negociohet”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov.

Tubimit i janë bashkuar edhe studentë shqiptarë nga Kosova, të cilët deklaruan se mbështetja për studentët në RMV do të jetë e vazhdueshme.

“Studentët në Maqedoninë e Veriut nuk janë vetëm. Ne jemi këtu për t’i mbështetur dhe për të treguar se kjo kauzë është e përbashkët”, u shpreh një prej studentëve nga Kosova.

Ndërkohë, sipas organizatorëve, studentët nga Shqipëria janë bllokuar në kufi dhe nuk kanë mundur t’i bashkohen protestës.

Demonstrata nisi në orën 16:30 pranë Urës së Gurit në Shkup dhe po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu