Një hoxhë pjesëmarrës në protestën e studentëve shqiptarë në Shkup ka mbajtur një deklaratë të fortë në mbështetje të gjuhës shqipe, duke theksuar se ajo është një e drejtë kushtetuese që nuk mund të mohohet.

“Kërkojmë një të drejtë kushtetuese, një të drejtë që në vitin 2001 u vulos me gjakun e hoxhallarëve dhe dëshmorëve. Këtë gjuhë nuk kemi ndërmend t’ia falim askujt deri në Ditën e Kiametit”, deklaroi ai.

video

Më tej, hoxha u shpreh se gjuha shqipe do të vazhdojë të flitet përgjithmonë në trojet shqiptare.

“Këtu shqip është folur dhe shqip do të flitet në pafundësi, sa të ekzistojë jeta mbi këtë vend”, tha ai gjatë protestës.

Tubimi në Shkup po zhvillohet në mbështetje të studentëve shqiptarë që kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në provimet universitare, veçanërisht në Juridik, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe studentë e qytetarë nga Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu