
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në një spital privat ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas burimeve, ndërhyrja është kryer gjatë mbrëmjes dhe pas përfundimit të saj, Veliaj është rikthyer sërish në ambientet e paraburgimit.
Ende nuk ka detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore apo arsyet që çuan në këtë ndërhyrje, ndërsa priten informacione të mëtejshme në vijim.






