Legjenda e dokumentarëve natyrorë, David Attenborough, ka deklaruar se është “plotësisht i mbingarkuar” nga mesazhet dhe urimet që ka marrë në prag të 100-vjetorit të lindjes.

Në një mesazh audio të publikuar nga BBC, Attenborough tha se fillimisht kishte menduar ta festonte ditëlindjen në mënyrë të qetë, por u surprizua nga reagimi i publikut në mbarë botën.

“Jam plotësisht i përmbytur nga urimet e ditëlindjes, nga grupet parashkollore deri te banorët e azileve dhe familje të panumërta”, u shpreh ai.

 

Në nder të 100-vjetorit të tij, BBC do të organizojë një koncert special në Royal Albert Hall në Londër, ku do të marrin pjesë emra të njohur të televizionit dhe botës së natyrës.

Mes të ftuarve do të jenë Michael Palin, Steve Backshall, Chris Packham dhe Dan Smith.

Koncerti do të kujtojë momentet më ikonike të karrierës së Attenborough dhe dokumentarëve të tij të famshëm si Planet Earth, Blue Planet dhe Frozen Planet.

BBC ka organizuar gjatë gjithë javës programe speciale për nder të tij, ndërsa Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore ka vendosur të emërtojë një specie të re grerëze me emrin e Attenborough.

David Attenborough lindi më 8 maj 1926 dhe konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së televizionit dhe dokumentarëve mbi natyrën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu