Në një nga rastet më të rralla të konsensusit politik në Kuvend, mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për të miratuar projekt-rezolutën për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Rezoluta u miratua me 114 vota pro dhe vetëm një abstenim. Deputeti që abstentoi ishte Bujar Leskaj.

Dokumenti i dakordësuar mes PS dhe PD parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Rezoluta thekson nevojën për dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, me synim garantimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane dhe procesin e negociatave.

Votimi erdhi pas një dite të tensionuar debatesh në Kuvend, ku nuk munguan akuzat politike, përplasjet verbale dhe kritikat për procesin e integrimit.

Megjithatë, në fund të seancës, palët arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për dokumentin, duke sjellë atë që deputetët e cilësuan simbolikisht si “tym i bardhë” në Parlament.

Ky është një nga rastet e pakta të bashkëpunimit të gjerë mes mazhorancës dhe opozitës për çështje që lidhen me integrimin europian dhe negociatat e Shqipërisë me BE-në.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu