Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në Ksamil. Në një parkim privat pranë plazhit, një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi E. M. po kryente një manovër parkimi me një automjet tip “Audi”, kur dyshohet se ka goditur vajzën e tij.

E mitura, për shkak të plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu