Erling Haaland ka befasuar fansat duke hequr dorë nga flokët e gjatë biondë, të cilët prej vitesh ishin kthyer në një prej tipareve më karakteristike të pamjes së tij.

Sulmuesi norvegjez i Manchester City-t ka zgjedhur një prerje shumë më të shkurtër, ndërsa transformimi i tij ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale.

Pas pamjes së re të Haaland qëndron një shqiptare. Bëhet fjalë për Juna Ademin, parukiere që prej vitesh jeton dhe punon në Angli.

Ajo shfaqet duke realizuar prerjen e flokëve në videon e publikuar në kanalin zyrtar të futbollistit në YouTube. Juna duket e buzëqeshur, por pranon se ndihej edhe pak e stresuar përballë transformimit të madh.

 

Haaland ka dokumentuar të gjithë procesin, nga momenti kur ulet në karrige deri te zbulimi i rezultatit përfundimtar. Sulmuesi e ka cilësuar ndryshimin si një fillim të ri për sezonin.

Pamja e re ka ndarë fansat. Disa e kanë vlerësuar stilin e ri, ndërsa të tjerë kërkojnë rikthimin e flokëve të gjatë, të cilët ishin bërë pjesë e identitetit të tij publik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu