Nga 15 gushti, shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa pasur nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtra.

Vendimi është marrë nga autoritetet marokene dhe i është komunikuar zyrtarisht Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar në Shqipëri me seli në Romë.

Sipas njoftimit, regjimi pa viza për qytetarët shqiptarë hyn në fuqi më 15 gusht 2026 dhe do të zbatohet për udhëtimet afatshkurtra drejt Marokut.

Masa lehtëson ndjeshëm udhëtimet turistike dhe vizitat e shqiptarëve në vendin e Afrikës së Veriut, duke hequr procedurën e aplikimit për vizë që kërkohej deri më tani.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu