Dy punonjës të një furre buke në Fier kanë përfunduar në spital mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas të Fierit.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se rrjedhja e gazit ka ardhur nga rubineti i bombulës që përdorej në ambientet e furrës.

Si pasojë, janë asfiksuar dy punonjësit, të identifikuar me inicialet A. K., 62 vjeç, dhe I. H., 55 vjeç.

Të dy janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të rrjedhjes së gazit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu