Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shtyrë mbledhjen e planifikuar për këtë të martë me drejtuesit politikë të qarqeve, e cila do të zhvillohej në selinë qendrore të PS në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”.

Takimi, i parashikuar të niste në orën 08:30, ishte pjesë e një serie takimesh koordinuese për organizimin e punës në terren dhe për të bërë një bilanc të ecurisë së projekteve në nivel vendor.

Në fokus të diskutimeve pritej të ishin prioritetet e qeverisë, funksionimi i strukturave në qarqe dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore në të gjithë vendin.

Nuk janë dhënë ende arsye zyrtare për shtyrjen e këtij takimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu