Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin.

Takimi i 29 shtatorit mbledh politikanë, drejtues të industrisë së turizmit, investitorë dhe ekspertë, me diskutimet të përqendruara te zhvillimet që po ndryshojnë sektorin, nga pritshmëritë e reja të udhëtarëve te inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Në këtë samit, Rama pritet të sjellë në vëmendje Shqipërinë si një destinacion turistik në zhvillim, si dhe të flasë për përvojën e vendit në sektorin e turizmit.

Pjesë e diskutimeve do të jenë gjithashtu investimet, infrastruktura dhe mikpritja, në një kohë kur Shqipëria synon të forcojë më tej pozicionin e saj në tregun europian të turizmit.

Samiti në Bruksel synon të krijojë një platformë diskutimi mes politikës dhe industrisë për sfidat dhe mundësitë që do të përcaktojnë të ardhmen e turizmit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu