
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.
Sipas Ramës, në takim u diskutua për organizimin e nismës “Prania Besnike”, metodologjinë e “BESËS” dhe sistemin e ri “PasqyrAlbania”.
Kreu i Partisë Socialiste e cilësoi diskutimin të dobishëm, duke theksuar se takimi përbën një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të socialistëve.
“Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania”, shkroi Rama.
Takimi zhvillohet në kuadër të riorganizimit politik dhe daljes në terren të strukturave socialiste, ndërsa zbatimi i projekteve të reja pritet të përfshijë deputetët dhe drejtuesit vendorë të PS-së.






