Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ndaj një protestuesi që gjatë tubimit të mbrëmjes pretendoi se një projektligj do të lejonte shitjen e tokës shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Rama publikoi një pjesë të fjalës së protestuesit dhe e ironizoi atë, duke thënë se ai nuk është në gjendje të lexojë një ligj të shkurtër, ndërsa përpiqet të bindë qytetarët.

“PO NUK BAN KURR HAJËR SHQIPNIJA, N’SE PADIJA DHE KRENIJA DO TË SHKOJNË NJIT SI TRUPI E HIJA”, shkroi Gjergj Fishta. Paj Zotin, shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene dhe shkruan”, shkroi Rama.

Kryeministri sqaroi se projektligji i përmendur nga protestuesi është pjesë e paketës ligjore të procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe, sipas tij, nuk prodhon efekte të menjëhershme.

“Në fakt, ky është një nga projektligjet e procesit të negociatave, i cili hyn në fuqi shtatë vjet pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur toka mund t’u shitet qytetarëve të vendeve të BE-së në Shqipëri, njësoj siç mund të blihet nga qytetarët shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian, sepse me hyrjen në BE Shqipëria do të jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do të jetë e vogël sa Shqipëria”, u shpreh Rama.

Postimi i kryeministrit vjen në kulmin e debatit politik që po shoqëron protestat e zhvilluara prej javësh në Tiranë dhe akuzat e ndërsjella mes qeverisë dhe organizatorëve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu