Protesta e 46-të para Kryeministrisë u mbyll mbrëmjen e së mërkurës me një marshim në rrugët e kryeqytetit, ndërsa organizatorët prezantuan për herë të parë një kërkesë të re politike.

Përveç kërkesave të deritanishme për dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie tranzitore dhe ndryshime kushtetuese, protestuesit kërkuan edhe krijimin e një force të re politike.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit i bënë thirrje gjithashtu kryeministrit Edi Rama që të shpallë “non grata” ministren serbe, Snezana Paunoviç, pas deklaratave të saj lidhur me Kosovën.

Pas fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës me flamuj kombëtarë dhe pankarta, duke brohoritur “Ju erdhi fundi” dhe slogane kundër qeverisë.

Organizatorët njoftuan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu