Lista e “parashikuesve” të finales së Botërorit 2026 është zgjeruar me një tjetër emër që ka pushtuar rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Nimbus Pronos, macen e njohur si “orakulli” i futbollit, e cila parashikoi fitoren e Spanjës ndaj Argjentinës.

Në videon virale të publikuar përpara finales së 19 korrikut, para Nimbus u vendosën dy tasa me ushqim, të etiketuar respektivisht me flamurin e Spanjës dhe të Argjentinës. Macja iu drejtua menjëherë tasit të Spanjës, duke “zgjedhur” skuadrën e Luis de la Fuente si fituese të Kupës së Botës.

Parashikimi i Nimbus rezultoi i saktë. Spanja triumfoi 1-0 pas kohës shtesë falë golit të Ferran Torres dhe u ngjit për herë të dytë në historinë e saj në majën e futbollit botëror.

Fenomeni i kafshëve që “parashikojnë” rezultatet e ndeshjeve u bë i famshëm gjatë Botërorit 2010 me oktapodin Paul, i cili fitoi famë ndërkombëtare pasi parashikoi me saktësi fituesit e disa sfidave, përfshirë edhe triumfin e Spanjës në finalen ndaj Holandës.

Edhe në Botërorin 2026 nuk munguan “orakujt” e tjerë. Jaguari Poty nga BioParku i Rio de Janeiros, hipopotami pigme Moo Deng, rinoceronti Taj dhe pinguini Sail Lou ishin mes kafshëve që u bënë virale me zgjedhjet e tyre, duke e kthyer finalen në një spektakël edhe jashtë fushës së lojës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu