Zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat në Tiranë është pasqyruar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare, të cilat e cilësojnë ngjarjen si një incident të rëndë urban me pasoja të konsiderueshme.

Sipas raportimeve të Reuters, flakët përfshinë fasadën e një godine banimi, duke detyruar evakuimin e banorëve dhe mobilizimin e ekipeve të emergjencës në terren. Pamjet ajrore tregojnë tym të dendur që ngrihet mbi ndërtesë, ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të vënë situatën nën kontroll.

Edhe media italiane Rai News raporton se zjarri dyshohet të ketë nisur nga një aktivitet tregtar në katin e parë, duke u përhapur me shpejtësi në pjesën e jashtme të pallatit. Sipas tyre, dhjetëra efektivë dhe mjete zjarrfikëse janë angazhuar për orë të tëra për shuarjen e flakëve.

Mediat ndërkombëtare theksojnë se nuk ka viktima, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas raportimeve, disa zjarrfikës dhe banorë janë trajtuar për asfiksi, ndërsa një grua ka pësuar djegie.

Ngjarja ka nxitur edhe reagime kritike, ku sipas raportimeve të huaja, disa banorë dhe ekspertë kanë ngritur shqetësime për standardet e ndërtimit dhe materialet e përdorura në fasadat e ndërtesave.

Pamjet e shpërndara nga media dhe platforma ndërkombëtare të lajmeve si

  • Metro (UK)
  • The Star
  • TRT World
  • Reuters
  • Euronews Albania
  • Al Arabiya English
  • The Australian
  • MSN

janë bërë virale, duke e kthyer zjarrin në Tiranë në një nga ngjarjet më të ndjekura të ditës në rajon dhe më gjerë.

.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu