Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka cilësuar protestat e fundit qytetare si lëvizjen më të rëndësishme të 35 viteve të fundit, duke i krahasuar me lëvizjen që çoi në rrëzimin e regjimit komunist në fillim të viteve ’90.

Në një intervistë për median britanike “Truth Times”, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka më legjitimitet për të qeverisur dhe duhet të japë dorëheqjen, duke i hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike jopartiake.

Ai akuzoi autoritetet për përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe hodhi poshtë pretendimet për ndërhyrje të huaj në organizimin e protestave.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë protestat, duke u dhënë mesazhin: “Mos u ndalni kurrë.”

Në intervistë ai komentoi edhe projektet me investitorë të huaj, duke theksuar se Partia Demokratike mbështet investimet e huaja, për sa kohë ato respektojnë ligjin dhe procedurat.

Deklaratat e Berishës vijnë ndërsa protestat në Tiranë vijojnë prej javësh dhe janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu