
Kryeministria dhe Kryesia e Kuvendit janë sulmuar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Drejt godinës së qeverisë janë hedhur molotovë, ndërsa te Kryesia e Kuvendit protestuesit kanë thyer xhamat dhe një prej dyerve.
View this post on Instagram
Sipas raportimeve fillimisht një grup protestuesish goditi me gurë xhamat e Kryesisë së Kuvendit dhe përdori një tabelë rrugore të shkulur për të dëmtuar derën anësore. Më pas, protestuesit arritën ta thyenin derën, ndërsa hodhën fishekzjarre dhe ndezën flakadanë. Zjarr është raportuar edhe brenda godinës.
Disa prej tyre përdorën shkallë për t’u ngjitur te dritaret, duke shqyer grilat dhe thyer xhamat. Policia ndërhyri për t’i shpërndarë.
Edhe përpara Kryeministrisë, policia përdori autobotin me ujë dhe gaz lotsjellës. Sulmet ndaj dy institucioneve pasuan zhvendosjen e protestuesve në këtë pjesë të bulevardit, pas incidenteve në zona të tjera të kryeqytetit.






