
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka replikuar në Kuvend me deputeten e opozitës, Ina Zhupa, duke hedhur poshtë akuzat për mungesë në seancë.
Gjatë fjalës së saj, Ismaili u shpreh se është ndër zyrtarët më të pranishëm në seancat parlamentare, duke theksuar se një dalje e shkurtër për arsye urgjente nuk mund të përdoret për sulme politike.
“Një dalje 5 sekondëshe për një urgjencë nuk mendoj se është e drejtë dhe as në nderin tuaj për ta përdorur, për të dezinformuar edhe për të keqinformuar publikun”, deklaroi ajo.
Ministrja akuzoi opozitën se ka kthyer në rutinë dezinformimin, duke shtuar se deklarata të tilla janë pjesë e një qasjeje të vazhdueshme për të keqinformuar opinionin publik.
Replika e plotë:
Zonja Zhupa e para njëherë mendoj se nëse do të kishit qenë e pak e vëmendshme jo vetëm sot në seancë por në çdo seancë mund t’ju them me bindje se do ju rezultonte që mund të jem ndër kolegët më të përgjegjshëm për të qëndruar, për të ndjekur seancat edhe për të qenë prezent.
Një dalje 5 sekondëshe për një urgjencë nuk mendoj se është e drejtë dhe as në nderin tuaj për ta përdorur, për të dezinformuar edhe për të keqinformuar publikun.
Megjithatë, është e kuptueshme edhe kjo për sa kohë është një gjë, një veprim që jeni mësuar ta bëni rutinë si normalitet në vazhdimësi si opozitë, për të dezinformuar opinionin publik në vazhdimësi.



