
Poetja e njohur shqiptare, Mimoza Ahmeti, është shpallur fituese e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.
Pas muajsh izolimi dhe gare në fermë, Ahmeti arriti të fitojë mbështetjen e publikut, duke u renditur e para në finalen e madhe përballë Ilirit, i cili u pozicionua në vendin e dytë.
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Mimoza Ahmeti falënderoi publikun dhe produksionin për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit të saj në reality show.
“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Bashkëjetova për disa muaj me njerëz të ndryshëm dhe pa raportet me secilin prej tyre nuk do të kisha bërë zbulimet që bëra”, u shpreh ajo.
Në klasifikimin final, vendi i tretë i takoi Visit, vendi i katërt Sonit, ndërsa Bujaka u rendit në vendin e pestë.
Fitorja e Mimoza Ahmetit u prit me reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e cilësuan si një nga personazhet më autentike dhe më të veçanta të këtij sezoni.





