
Lionel Messi ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit botëror, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës për meshkuj.
Kapiteni i Argjentinës realizoi golin e tij të 17-të në finalet e Botërorit gjatë ndeshjes ndaj Austrisë në Kupën e Botës 2026, duke kaluar rekordin e legjendës gjermane Miroslav Klose, i cili kishte shënuar 16 gola.
Goli historik erdhi pas një aksioni të nisur nga vetë Messi dhe të finalizuar me një goditje të saktë brenda zonës pas asistit të Facundo Medina.
Ky ishte realizimi i katërt i argjentinasit në Botërorin 2026 dhe i dha avantazhin Argjentinës në ndeshjen e dytë të Grupit J.
Me këtë gol, Messi arrin gjithashtu rekordin absolut prej 17 golash në Kupat e Botës, duke barazuar legjendën e futbollit të femrave, brazilianen Marta.
Në moshën 39-vjeçare, Messi vazhdon të shkruajë histori dhe të shtojë rekorde në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke konfirmuar edhe një herë statusin si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.






