
Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Sadiku mposhti në çerekfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë turken Esmanur Lok, duke garantuar të paktën medaljen e bronztë dhe kualifikimin në gjysmëfinale.
E drejtuar nga trajnerja Marjola Sallauka, boksierja kosovare deklaroi se objektivi i saj është medalja e artë dhe ngritja e flamurit të Kosovës në Itali.
Në gjysmëfinale, Sadiku do të përballet me greken Sofia Legaki.






