Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për president të vendit pavarësisht se Sejdiu ka njoftuar tërheqjen nga gara.

Duke folur më 30 shtator Kurti tha se LVV-ja vazhdon ta konsiderojë Sejdiun kandidaturën e saj për kreun e shtetit.

“Sa i përket kandidatit ne e kemi kandidatin. Kandidati është Bekim Sejdiu”, deklaroi Kurti.

Qëndrimi vjen vetëm gjashtë ditë përpara përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës duke shtuar presionin për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Kurti kërkoi zhvillimin e takimeve të reja me partitë opozitare në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Situata është komplikuar pas vendimit të vetë Sejdiut për t’u tërhequr nga gara ndërsa Vetëvendosje nuk ka paraqitur deri tani një emër tjetër dhe Kurti këmbëngul publikisht te kandidatura e tij.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit është kthyer në një nga çështjet kryesore të skenës politike në Kosovë ndërsa ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për negociatat mes partive.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu